Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Zjarr në një shtëpi në lagjen ‘Velania’ të kryeqytetit

Para disa minutave ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Isa Kastrati’, në lagjen Velania të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

“Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastin”, ka thënë Agron Borovci për KALLXO.com.