Zjarr në një objekt në "Ulpianë", Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sonte rreth orës 18:30 në një objekt në lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Kurse nuk është raportuar për të lënduar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka bërë të ditur Agron Bororvci nga Policia e Kosovës, për KALLXO.com.