Zjarr në një objekt në fshatin Vragoli

Një objekt është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:15 në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar përveç që janë shkaktuar dëme materiale.

“Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha ai.