Ilustrim

Zjarr në një kafiteri në Vushtrri, policët hynë brenda për të parë nëse ka njerëz të bllokuar

Policia në Vushtrri ka intervenuar me urgjencë mbrëmë në një kafiteri që ishte kapluar nga zjarri.

Sipas komunikatës së Policisë, zyrtarët policorë depërtuar brenda hapësirave të lokalit, pasi kanë vërejtur se tymi që po dilte nga lokali ishte rrezik potencial për banorët që banonin sipër në atë ndërtesë.

“Me qëllim të parandalimit  dhe evitimit të rrezikut në shkallë të gjerë zyrtarët policorë në rrethana të  tilla duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre kanë depërtuar brenda hapësirave të lokalit  për t’u  vërtetuar se a ndodhej ndonjë person në lokal si dhe i kanë  hapur dritaret për lirimin e tymit në pjesën tjetër”, thuhet në kumtesën e organeve të rendit.

Siç bëhet tutje e ditur, në vendin e ngjarjes kanë arritur njësia e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin që rrezikonte të përhapej.

Përveç dëmeve materiale nga ky incident nuk ka pasur të lënduar