Foto ilustruese

Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt

Një incident zjarri është raportuar se ka ndodhur në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt më 02.02.2025 rreth orës 19:10.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se nuk janë raportuar lëndime në njerëz.

Sipas tij, fabrika ka prodhuar dekore nga gjipsi.

“Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët. Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin”- ka thënë ai.

Ndërsa ka njoftuar se dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz.

Veseli ka njoftuar se për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit.