Ilustrim

Zjarr në një banesë, vdiq 42-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë ka humbur jetën një 42-vjeçar. Sipças policisë, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale N.XH.

42-vjeçari jetonte në katin e dytë të banesës së djegur. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Njoftimi i Policisë Pogradec Informacion paraprak Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./21 Media