Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në Fushë Kosovë.

Në pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com shihet se zjarri ka kapluar një pjesë të objektit banesor.

Në këto pamje shihet një person i cili arrin të largohet nga ballkoni i banesës që është përfshirë nga flaka.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.