
Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore
25.3.2023 - 22:49
Para pak kohësh ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, kanë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në Facebook.
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar po ashtu Se reagimi i Policisë dhe Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.
Sipas njoftimit të Ministrisë, nuk raportohet për dëme nga zjarri.
“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
KALLXO.com do të ju mbajë të informuar.