Foto: Komuna e Skenderajt

Zjarr në malet e Skenderajt, reagon Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se u është vënë flaka maleve në fshatrat Ticë dhe Rakinicë në afersi të Radishevës, nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Jashari e ka quajtur të patolerueshme djegien e maleve.

“Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie  zjarrfikësit tonë janë  duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime  kundër natyrës sonë kërkoj nga ju  qytetarë që të lajmëroni  tek organet tona komunale  ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!”, ka thënë Bekim Jashari në Facebook.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.