Zjarr në Lagjen e Spitalit në Prishtinë - FOTO

Objekte (baraka) të cilat janë të vendosura afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se rreth orës 15:45 kanë pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Ai tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.

Sipas Borovcit, aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.

KALLXO.com ka kontaktuat edhe me zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili ka thënë se këto baraka janë private, dhe nuk janë të QKUK-së.