Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarr në Graçanicë, digjen vetura, makina pune dhe mjete tjera

Dy vetura, dy makina pune, disa mjete dhe pajisje tjera janë djegur gjatë ditës së djeshme në fshatin Suhodoll të Graçanicës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë e madhe.

“Është raportuar se nga zjarri ishte përfshi një objekt afarist pronë e viktimës. Si pasojë e zjarrit ishin djegur dy vetura, dy makina pune, disa mjete dhe pajisje tjera ku  vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë e madhe” – ka njoftuar Policia.

Tutje është thënë se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Policia ka treguar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.