
Ilustrim Zjarrfikësit e Kosovës, Foto: KALLXO.com
Zjarr në ETC në Suharekë
Në orët e mëngjesit sot (19.01.2025) ka shpërthyer një zjarr në objektin e ETC-së në Suharekë.
KALLXO.com ka biseduar me Komandantin e Zjarrfikësve në Suharekë, Vehbi Krasniqin i cili ka njoftuar se tashmë e kanë nën kontrollë zjarrin por që objekti është kapluar i gjithi nga flakët.
“Informata ka ardhur për zjarrin rreth orës 06:15 sot në mëngjes. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren menjëherë. Tani e kemi nën kontroll zjarrin ndonëse nuk është shuar ende por përvec objektit të ETC afër ëshrtë edhe një objekt tjetër i cili aktualisht është i sigurtë se nuk preket nga zjarri në ETC”- tha Krasniqi për KALLXO.com.
Ai shtoi se pëveç ekipeve të zjarrfikësve të Suharekës në ndihmë janë thirrur dhe kanë shkuar edhe ekipet nga Mamusha, Rahoveci, Malisheva dhe Prizreni.
Deri më tani ende nuk ka ndonjë dyshim se nga erdhi zjarri por që përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Kujtojmë se një zjarr tjetër në këtë lokacion ishte regjistruar edhe më 22.11.2023.