Zjarr në bodrumin e një konvikti në Prishtinë - FOTO

Një zjarr dyshohet se ka ndodhur në bodrumin e konviktit numër tre në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Fatmir Sfishta.

“Një zjarr i vogël ka ndodh në bodrum të konviktit numër tre. Është lokalizuar. Të lënduar nuk ka. Dëme materiale të vogla ka. Së shpejti do të dalim me një komunikatë”, ka thënë Sfishta për KALLXO.

Punëtorë të Qendrës së Studentëve kanë berë të ditur që zjarrfikësit kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.