Zjarr në afërsi të Gërmisë - VIDEO

Një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, por ende nuk dihen shkaqet!

Siç shpjegojnë dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë arritur 4 njësi të zjarrfikësve. Atje nuk është parë ndonjë autoambulancë.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të këtij zjarri.