Foto: Berat Duraku / Facebook

Zjarr i madh në Krushë të Madhe

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Në fotot e publikuara nga një qytetar, Berat Duraku, shihet se zjarri ka përfshirë shumë toka bujqësore.

Madje në njoftimin e qytetarit thuhet se zjarri ka arritur deri afër lapidarit të dëshmorëve.

Në vend kanë dalë edhe ekipe për shuarjen e zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet apo nëse ka të lënduar nga ky zjarr.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.