Zhvillimet politike në Kosovë, Qeveria mblidhet nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të premten.

Zyra e Kryeminsitrit ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Sipas njoftimit, pas mbledhjes së ekzekutivit, kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media.

Mbledhja e Qeverisë dhe konferenca e Hotit, thirret pas zhvillimeve politike në Kosovë, me rastin e dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara.

Kjo e fundit, aktakuzën për krime kundër njerëzimit e ka konfirmuar edhe ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.