Zhvillimet politike LDK mbledhë kryesinë

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë kanë arritur në selinë e LDK-së për të marrë pjesë në mbledhjen e paralajmëruar, raporton RTV21.
Përveç LDK-së, edhe VV është duke e mbajtur mbledhjen e kryesisë e cila ka filluar nga ora 09:00. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot nga ora 16:00 në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.
Ndryshe, përfaqësues të këtyre partive dje kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshjeje.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive. Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.