Zhvillimet në Britani të Madhe, Sunak ofron dorëheqjen nga partia e tij pas humbjes së thellë
Rishi Sunak, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe tashmë, pritet të japë dorëheqje si lider i Partisë Konservatore pas humbjes në zgjedhje, raporton BBC.
“Kam dëgjuar zemërimin tuaj”- ka deklaruar ai në fjalimin e fundit në Doëning Street, duke shtuar se do të hapë rrugën si timonier i partisë në momentin që konservatorët do të zgjedhin një lider të ri.
Lideri laburist, Keir Starmer, do të bëhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III.
Pas 14 vitesh të qeverisjes konservatore, laburistët i fituan zgjedhjet me epërsi të thellë.
Në mesin politikanëve konservatorë të profilit të lartë që nuk ia dolën të fitonin mandatin e deputetit ishte edhe ish-kryeministrja Liz Truss.
Ndërkaq liberaldemokratët ia kanë dalë të shënojnë ngritje të theksuar. SNP-ja ka humbur disa mandate në zgjedhjet e së enjtes.
Sunak dhe gruaja e tij, Akshata Murty, janë larguar nga Pallati Buckingham. Ai ka dalë nga portat e pallatit si ish-kryeministër pasi ia dorëzoi dorëheqjen Mbretit.
Përgatiti: Rexhep Maloku