Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Presidenti ukrainas i ka lavdëruar forcat e mbrojtjes ajrore të vendit pasi kryeqyteti ukrainas Kiev duroi sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit rus. Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se “shumica e jetëve që mund të ishin marrë nga [sulmet] u shpëtuan” dhe i falënderoi “të gjithë” njerëzit që kishin marrë pjesë në operacionet mbrojtëse në kryeqytet.

Dy persona janë vrarë  dhe tre janë plagosur në këto sulme të cilat u ndërmorrën nga forcat ruse ndërkohë që Kievi përgatitej për ta festuar përvjetorin e themelimit të tij.

Ushtria ukrainase thitë se 58 nga 59 sulmet ruse me dronë në të gjithë Ukrainën u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Shumica u prej tyre u qëlluan mbi Kiev.

Zelenskiy ka paraqitur një projekt-ligj përmes të cilit do ta sanksionojë aleatin rus, Iranin për 50 vjet, për shkak të rolit të tij në furnizimin e Moskës me armë, duke përfshirë qindra dronë. Nëse miratohet nga parlamenti i Ukrainës, projektligji do ta ndalojë tranzitin e mallrave iraniane përmes Ukrainës dhe do ta ndalojë përdorimin e hapësirës së saj ajrore, si dhe do të vendosë sanksione tregtare, financiare dhe teknologjike kundër Iranit dhe qytetarëve të tij.

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një strukturë mjekësore në Dnipro të premten është rritur nga dy në katër persona, sipas guvernatorit të rajonit.

Sulmet ruse pranë qytetit lindor të Bakhmutit, skena e luftimeve të ashpra në muajt e fundit, është zvogëluar pak gjatë fundjavës, sipas një zëdhënësi të ushtrisë ukrainase.

Shtetet perëndimore nuk i lanë asnjë zgjidhje Bjellorusisë veçse t’i vendosë armët taktike bërthamore ruse dhe më mirë të kenë kujdes të mos i “tejkalojnë vijat e kuqe” për çështjet kyçe strategjike, citohet të ketë thënë  Alexander Volfovich, sekretari i Shtetit i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë. Volfovich ka shtuar se ishte logjike që armët të tërhiqeshin pas rënies sovjetike të vitit 1991, pasi Shtetet e Bashkuara kishin dhënë garanci sigurie dhe nuk kishin vendosur sanksione. “Sot gjithçka është shembur. Të gjitha premtimet e bëra janë zhdukur përgjithmonë,” citoi agjensia e lajmeve Belta Volfovichin teksa i deklaronte një intervistuesi në televizionin shtetëror.

Zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Nabila Massrali, ka thënë se Rusia “do të mbahet përgjegjëse” për sulmet në zonat civile. “Udhëheqja [ruse] dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, shkroi ajo në Tëitter.

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin, i tha BBC-së se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi rrezikon përshkallëzimin e konfliktit në nivele që nuk janë parë ende. Rusia ka “burime të mëdha dhe ne nuk kemi filluar ende të veprojmë shumë seriozisht”, tha ai.

Zyrtarë rusë kanë thënë tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë shkatëruar disa dronë ndërsa ata iu afruan rafinerisë së naftës Ilsky në rajonin Krasnodar pranë Detit të Zi të dielën. “Disa mjete ajrore pa pilot (UAV) u përpoqën t’i afroheshin territorit të rafinerisë së naftës Ilsky në Krasnodar Krai,” thanë zyrtarët e urgjencës të rajonit në kanalin e mesazheve Telegram. “Të gjithë janë neutralizuar dhe infrastruktura e uzinës nuk është dëmtuar”. 

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka caktuar një panel për t’i hetuar pretendimet e SHBA-së se një anije ruse mblodhi armë nga një bazë detare pranë Cape Toën vitin e kaluar, thuhet në një deklaratë nga presidenca jugafrikane. Akuzat kanë shkaktuar një mosmarrëveshje diplomatike midis SHBA-së, Afrikës së Jugut dhe Rusisë dhe kanë vënë në pikëpyetje pozicionin e paangazhuar të Afrikës së Jugut për konfliktin në Ukrainë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala