Zhvendosja e kabinës së Policisë dhe Doganës shkakton kolona në pikën doganore në Han të Elezit

Zhvendosja e kabinës së Policisë dhe Doganës së Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit, ka shkaktuar kolona të gjata.

Një qyetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet radha e gjatë e kamionëve duke pritur në kolonë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se shumë shpejtë zhvendosja e kabinave do të përfundojë dhe rruga do të lirohet.

“Sot është zhvendosur kabina e Policisë dhe Doganës tek hyrja e kamionëve. Tash sapo ka përfunduar dhe është liruar, pritet shpejtë të përfundon”, ka thënë shkurtimisht Stavileci për KALLXO.com.