FOTO: KALLXO.com

Zhvendoset për hetim autobusi i aksidentuar në Lanë, do të rikthehet si instalacion

Autobusi i aksidentuar në lumin e Lanës në Tiranë është zhvendosur përkohësisht për ta kryer kontrollin teknike pas një vendimi të prokurorisë

Ky autobus do të rikthehet përsësi si instalacion për kujdesin në qarkullim

Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale.

“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim. Fundjavë të mbarë!”, shkruan Veliaj.