Foto: Facebook/ Fshati Zhur

Zhur, lëndohet rëndë duke punuar me kultivator

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa po punonte me kultivator.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Zhur të Prizrenit.

Qytetari i ka lënduar të dy këmbët derisa ishte duke punuar me kultivator (me freza).

Viktima është dërguar në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.