Edon Zhegrova

Zhegrova, Muriq e Muslija largohen nga grumbullimi i ekipit kombëtar

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, “për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”.

“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së” – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.

Kosova ka pësuar humbje më 06.09.2024 3-0 në “Fadil Vokrri” në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve nga Rumania.

Ndërkaq, të hënën, 09.09.2024,  Kosova do të përballet me Qipron nga ora 18:00.