Ilustrim

Zhegër, tenton ta kontrabandojë pajisjen e fitnesit

Një person në pikën kufitare në Zhegër dyshohet se ka tentuar ta fus në Kosovë një pajisje të fitnesit pa dokumente përcjellëse.

Rasti ka ndodhur dje në ora 13:10 dhe sipas Policisë, nga njësiti policior është ndaluar personi që voziste kombi bus me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit të tij, i është gjetur pajisja.

Tutje Policia në raportin ditor ka theksuar se autmojeti me mallin i është dorëzuar Doganës së Kosovës.