Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, Haki Abazi fton Prokurorinë të intervistojë kryeministrin Kurti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi përmes një konference për media ka thënë se duhet t’i kërkoni video incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.

Sipas tij, diskutimet që ka bërë më njerëz përgjegjës për këtë çështje, kanë sjellë deri tek shkarkimi i tij.

“Video incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari” – deklaroi Abazi.

Tutje, deputeti Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.

“Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme, ne nuk mund të rrimë të heshtur përballë këtij procesi dhe duhet ta zbardhin këtë çështje. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë me kamera, dihet qartë se kush ka hyr tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë nën mostra tjetra dhe janë zhdukur”- shtoi Abazi.

“Mendoj që Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihajlin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balan dhe Flutura Goga Bajrami” – shtoi ai.

Ai i bëri thirrje  ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu që të kryejë punën e saj.

Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

 

Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore – VIDEO