Zhdukja e 10 milionë eurove nga rezervat shtetërore, ministria e quan të pavërtetë raportimin

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka quajtur të pavërtetë artikullin rreth dyshimeve për zhdukjen e 10 milionë eurove të destinuara për rezervat shtetërorë.

“Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë do të ndjekë rrugët ligjore”, thuhet në reagimin e MINT.

MINT ka thënë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar ndërsa rezervat e shtuara gjatë fillim vitit kanë arritur në Kosovë dhe janë në lokacionin e caktuar.

“Rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar. Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.