Ilustrim

Zhduket për herë të katërt një vajzë në Pejë

Një vajzë në Pejë është raportuar si person i zhdukur.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një person ka raportuar në polici se motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportimit, viktima është zhdukur para dy ditëve, rreth orës 18:00.

Sipas ankuesit, motra e tij është larguar edhe tri herë të tjera nga shtëpia.

Njësitet policore po merren me rastin.