Zhduket një vajzë nga Klina

Një rast i zhdukjes së një vajzë është raportuar në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës dje rreth orës 07:25.

“Ankuesi ka informuar se e bija e tij viktima femër  kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, njofton PK-ja.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.