Zhduket një vajzë, nëna raporton rastin në Polici

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Policinë  e Kosovës se vajza e saj më 22 shkurt të këtij viti ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Për të njëjtën është thënë se nga shtëpia ka dalë rreth orën 09:00 dhe se nuk dihet për vend ndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit.

Ngjarja po vazhdon të hetohet nga njësiti policor përkatës.