Ilustrim

Zhduket një vajzë në Pejë

Të martën një grua në Pejë ka raportuar në polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit policor, vajza është larguar nga shtëpia më 19 nëntor rreth orës 11:00.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.