Peja. Foto: Kallxo.com

Zhduket një vajzë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Pejë.

Sipas forcave të rendit, prindi i një vajze ka njoftuar policinë për vajzën e tij e cila nuk është kthyer në shtëpi.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.