Ilustrim

Zhduket një person ndërsa policia i gjen vetëm veturën e braktisur

Policia kishte marrë informacion gjatë ditës së djeshme për një veturë të braktisur në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa kanë identifikuar edhe pronarin e veturës por nuk kanë arritur që të kontaktojnë me të.

Pas një kohe janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i personit që po dyshohet të jetë i zhdukur, e të cilët kanë thënë se ky i fundit nuk është lajmëruar që dy ditë dhe se nuk dihet asgjë për të.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit ndërsa policia po vazhdon të hetoj zhdukjen e burrit.