Zhduket një grua së bashku me fëmijën e saj 9 vjeçar

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se motra e tij ka dalë nga shtëpia bashkë me fëmijën e saj 9 vjeçar.

Sipas tij nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur ditën e martë në Komunën e Pejës.