Foto: Pixabay

Zhduket një grua në Suharekë

Një burrë në Suharekë dje ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, ky rast është duke u hetuar.

“Me 03.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e PK-së.