Zhduket një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se para dy ditëve ka pranuar një ankesë nga një burrë.

Ky i fundit më datën 25 korrik 2022, rreth orës 09:00 ka raportuar në Polici se viktima grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.