Zhduket një grua në Podujevë

Një grua nga Podujeva është raportuar nga kunati i saj se është zhdukur.

Policia ka njoftuar se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e vëllait të tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më”, ka njoftuar Policia.