Zhduket një grua në Livoq të Poshtëm të Gjilanit

Një grua në fshatin Livoq të Poshtëm Gjilanit është raportuar si e zhdukur.

Policia ka bërë të ditur se burri i viktimës ka raportuar në polici se gruaja e tij është larguar nga shtëpia me datë 18 qershor dhe nuk din asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.