Prishtina

Zhduket një e mitur në Hajvali

Një vajzë e moshës së mitur është raportuar si e zhdukur.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 11:40, babai i vajzës ka raportuar se vajza e tij e mitur pas ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas babait të vajzës, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin e zhdukjes së vajzës së mitur.