Zhduket një e mitur në Gjilan

Një e mitur është raportuar si e zhdukur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, një nënë ka raportuar se vajza e saj është zhdukur.

Sipas ankueses, vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia po vazhdon të hetoj rastin.