Ilustrim - Policia në aksion

Zhduket një e mitur në Deçan

Është raportuar si e zhdukur një vajzë e mitur në Deçan pasditen e së enjtes, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rastin e ka raportuar nëna e së miturës e cila ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj mbetet e panjohur.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.