Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Zhduket një burrë nga Gjakova

Një burrë nga Gjakova është raportuar i zhdukur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk dihet për vendndodhjen e tij që nga data 3 mars 2023.

Ai dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe deri më tani askush nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

“Ankuesi ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe deri më 07.03.2023 nuk është lajmëruar”- thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.