Zhduket një 11-vjeçar nga Fushë-Kosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një 11 vjeçar nga Fushë Kosova.

Rastin tek organet e rendit e ka paraqitur babai i tij.

11 vjeçari ka dalë nga shtëpia më 27 janar të këtij viti dhe nga ajo kohë familjarët nuk kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”- njofton policia.