Peja. Foto: Kallxo.com

Zhduket ish-luftëtari i UÇK-së, OVL në Pejë lut qytetarët për bashkëpunim për gjetjen e tij

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë ka njoftuar se është zhdukur ish-luftëtari, Samir Puza, i njohur si Maka.

Në një njoftim në faqen në Facebook, OVL në Pejë ka thënë se që nga e shtuna, 25 mars 2023, nuk kanë pasur asnjë informacion për bashkëluftëtarin e tyre.

“Ai nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij” – thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se Puza është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si një djalë i urtë dhe punëtor.

Po ashtu, OVL-UÇK në Pejë ka lutur të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491, që është numri i familjes 049 515 134, numri i organizatës.

Samir Puza. Foto: OVL-UÇK Pejë/Facebook

Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës sot është njoftuar se një burrë nga Peja ka raportuar se një person tjetër ka dalë nga shtëpia më 25 mars të këtij viti dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Policia ka thënë se rasti është nën hetime dhe është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Raportohet i zhdukur një person në Pejë