Ilustrim

Zhduken tre persona

Tre persona janë raportuar si të zhdukur gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë.

Një rast është raportuar në Fushë Kosovë dhe rasti tjetër në Obiliq dhe që të dy rastet kanë ndodhur më 17 qershor.

Në Fushë Kosovë një grua ka raportuar në Polici se një burrë është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas Policisë, rasti është nën hetime.

Në rastin tjetër në Obiliq është raportuar për dy persona të zhdukur, një grua dhe një burrë.

Sipas raportimit, ata janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Policia tha se rasti është duke u hetuar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në ora 14:00.