Zhduken dy të mitur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të mitur në Fushë Kosovë janë zhdukur.

Sipas njoftimit, para tri ditëve, rreth orës 16:00, të miturit janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer.

Sipas ankuesit, ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera.