Komisioni Qendror i Zgjedhjeve- Foto: Facebook

Zhbllokohet Procesi i Votimit në Deçan

Lajmi për zhbllokimin e procesit të votimit është konfirmuar nga Xhavit Rexhahmetaj kryesues i KKZ në këtë komunë. Ai ka thënë për KALLXO.com se vonesa ka zgjatur rreth gjysmë ore, mirëpo sipas këtij të fundit kjo nuk paraqet problem shumë të madh.

Në nisje të procesit KALLXO.com raportoj për  vonesave si pasojë e ngatërresave rreth vulave në Komunën e Deçanit. Ndërsa në konferencën e KQZ-së, Valdete Daka, kryetare e këtij institucioni ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur në kohë ndërsa e ka përmendur vetëm vonesën e një liste zgjedhore në Mitrovicën e jugut.