
Skenë nga filmi 'Zgjoi'. Foto: QKK
‘Zgjoi’ renditet në mesin e filma më të mirë të 2021 nga ‘Rotten Tomatoes’
Ueb-sajti amerikan, “Rotten Tomatoes” e ka renditur film “Zgjoi” të Blerta Bashollit në mesin e filmave më të mirë të viti 2021.
Sipas “Tomatometrit” (sondazhit) të këtij ueb-sajti, filmi “Zgjoi” (Hive) është renditur si i 11-i në listën e filmat më të mirë të 2021.
“Rotten Tomatoes” është një ueb-sajt dedikuar filmit dhe televizioni. Ndërkaq, rezultatet e “Tomatometer” bazohen në mendimet dhe kritika që japin kritikët e filmit dhe televizionit.
Filmi “Zgjoi” është propozimi zyrtar për të përfaqësuar Kosovën në garën e çmimit “OSCAR”.
Aktualisht ky film është në garë për të hyrë në listë të ngushtë në konkurrencë zyrtare për çmimet “OSCAR 2022”, në kategorinë e filmave të huaj.
‘Zgjoi” rrëfen historinë e Fahrijes, burri i të cilës është zhdukur në luftën e fundit të Kosovës, e cila nis një biznes të vogël bujqësor për të siguruar familjen e saj në një mjedis tradicional patriarkal ku ambicia e saj për fuqizimin nuk shihet si një gjë pozitive.
Luajnë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, etj.
Filmi ‘Zgjoi’ fiton çmimet kryesore në festivalin e filmit ‘Sundance’ në SHBA