Zgjidhja për qentë endacak, nënshkruhet marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës lidhur me çështjen menaxhimit të popullsisë së qenve endacak në kryeqytet.

Kjo organizatë, sipas njoftimit, do të jetë afër komunës “për ta mbështetur në përgjithësi rreth menaxhimit të popullsisë së qenve në Prishtinë, bazuar në frymën e Strategjisë Kombëtare që është duke u finalizuar nga niveli qendror”.

“Organizata jonë do të monitorojë çdo proces dhe masë të zbatuar nga komuna për këtë qëllim, në mënyrë që të sigurohet një trajtim profesional, llogaridhënës dhe human për qentë, të cilët edhe vet janë viktima të sjelljeve të pandërgjegjshme njerëzore, siç janë ndarja e këlyshëve nga nëna në moshë tepër të hershme dhe braktisja e tyre, mungesa e trajtimeve veterinare, keqtrajtimi etj” është thënë në njoftimin e kësaj organizate.

Fondacioni ka thënë se të gjitha komunat në Kosovë duhet të punojnë seriozisht dhe në mënyrë transparente për reduktim human të qenve endacak.

“…Siç e kemi thënë shumë herë, situata me qentë në rrugë nuk mund të zgjidhet nëse nuke trajtohet burimi i problemit nga të gjitha komunat njëkohësisht dhe të punohet seriozisht dhe në mënyrë transparente për reduktim human të numrit të qenve në rrugë”.

Më 24 qershor 2022, Komuna e Prishtinës ka ndarë 249 mijë euro për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacak në fshatin Hajvali.

Komuna e Prishtinës ndau 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë