Zgjidhet kryesuesi dhe dy anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu ndërsa anëtar të ZRrE-së janë zgjedhur Gani Buqaj dhe Lutfije Dervishi.

Të gjithë këta do të jenë me mandat 5 vjeçar.

Kandidatët e propozuar për kryesues ishin Ymer Fejzullahu i cili ka marr 64 vota ndërsa Vehbi Sofiu ka fituar vetëm një votë.

Ndërsa kandidatët e propozuar për dy anëtarë ishin Astrit Saraqini që morri zero vota, Gani Buqaj mori 50 vota, Arjeta Pajaziti Qerimi 2 vota dhe Lutfije Dervishi 65 vota.