Foto: KALLXO.com

Zgjidhen disa profesorë-asistentë të UP-së

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e sotme ka zgjedhur edhe disa profesorë-asistentë për fakultete të ndryshme.

Në Fakultetin e Filologjikut u zgjodhën Esin Hydaverdi dhe Gëzim Qerimi.

Në Fakultetin e Mjekësisë u zgjodhën Vlora Ademi Ibishi, Brikenda Dacaj Elshani, Rina Hoxha dhe Valon Krasniqi.

Në Fakultetin e Edukimit u zgjodh vetëm Agnesa Canta, ndërsa në atë të Arteve u zgjodhën, Mjellma Goranci Firzi, Edon Ramadani dhe Zejne Kallabi.

Këta u zgjodhën në bazë të konkursit të datës 22 tetor 2019.

UP-ja kishte hapur konkurs më 22 tetor të vitit 2019 për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik.

Kurse kriteret për emërimin në këtë pozitë janë të rregulluara me rregulloren e UP-së të 1 tetor 2019.

Këta janë profesorë asistentët që u emëruan nga Senati i UP-së

www.kallxo.com